Nga Z. Mikhail AFANASIEV*
Ambasador i Federatës Ruse në Shqipëri
Dhjetë vjet më parë, më 22 shkurt 2014, në Sheshin e Pavarësisë në Kiev ndodhi një ngjarje, e cila në Ukrainë quhet “revolucioni i dinjitetit”. Në fakt, ishte një grusht shteti i pastër i armatosur, si rezultat i të cilit me mbështetjen aktive financiare, politike e diplomatike të SHBA-së dhe BE-së, në pushtet erdhën forcat radikale nacionaliste. Shkak për këtë u bë vendimi i presidentit legjitim të Ukrainës, V.Janukoviç për shtyrjen e nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociimit me BE-në, mjaft e pafavorshme për Ukrainën.
Shtyrja e afatit për nënshkrimin e Marrëveshjes prishi planet e Perëndimit për ndarjen e Ukrainës nga Rusia dhe shkatërrimin e lidhjeve – të krijuara historikisht – ekonomike, humanitare, kulturore, shpirtërore dhe familjare, të cilat kanë bashkuar popujt sllavë përgjatë shekujve. SHBA-ja dhe satelitët e saj vepruan në mënyrë arrogante dhe cinike duke luajtur me ndjenjat rusofobe dhe nacionaliste të një pjese të vogël të Ukrainës, kryesisht në pjesën perëndimore të saj, duke detyruar Kievin të bënte një zgjedhje parimore – me Evropën ose me Rusinë. Në këtë kontekst, provokatorë të aftë, nën sloganet tërheqëse të një jete “më të mirë evropiane”, të demokracisë, të lirisë së fjalës, të të drejtave të njeriut dhe të luftës kundër korrupsionit nxorën turma njerëzish në rrugë për të protestuar. Në realitet, ishin rrëmujëra masive të inskenuara dhe financuara nga jashtë, me qëllim përmbysjen e pushtetit legjitim. Gjithë bota pa kuadrot filmike, në të cilat Zëvendëssekretarja e Shtetit e SHBA-së, V.Nuland u shpërndante “biskota” radikalëve në Kiev, në thelb duke u solidarizuar me veprimet e tyre për përmbysjen nga pushteti të presidentit të zgjedhur në mënyrë legjitime. Me pohimin e vetë politikanëve amerikanë, Shtëpia e Bardhë shpenzoi rreth 5 miliardë dollarë për vendosjen e një “qeverie demokratike” marionetë në Ukrainë.
Në sfondin e trazirave masive, të cilat u përshkallëzuan në një kryengritje të armatosur, vendet perëndimore (Gjermania, Polonia, Franca) bindën presidentin e zgjedhur legjitimisht të mos përdorte forcë kundër protestuesve aspak paqësorë. Si rezultat i bisedimeve të zhvilluara më 21 shkurt 2014, presidenti i Ukrainës, V.Janukoviç dhe liderët e opozitës, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Rusisë, nënshkruan marrëveshjen “Për zgjidhjen e krizës politike në Ukrainë”. Në veçanti, dokumenti parashikonte zhvillimin e zgjedhjeve ta parakohshme presidenciale, tërheqjen e forcave të rendit nga qendra e Kievit, ndërprerjen e dhunës dhe dorëzimin e armëve nga opozita. Megjithatë, marrëveshjet, të cilat hapën rrugë për zgjidhjen paqësore të këtij konflikti të brendshëm akut dhe daljen e vendit nga kriza, mbetën në letër. Ditën tjetër, më 22 shkurt 2014, radikalët rrëmbyen me forcë administratën e Presidentit dhe godinën e qeverisë. Në të njëjtën ditë, Verhovnaya Rada (parlamenti), në shkelje të Kushtetutës së vendit ndërpreu në mënyrë të parakohshme kompetencat e presidentit të Ukrainës, V.Janukoviç. Vlen të përmendet se garantuesit evropianë nuk bënë asgjë për të përmbushur marrëveshjen e nënshkruar më parë, në thelb duke “nëpërkëmbur” këtë dokument dhe duke gënjyer V.Janukoviç. Kështu vepruan më pas, dhe jo një herë, me udhëheqjen ruse.
Ardhja në pushtet e nacionalistëve në Kiev pati pasoja shkatërruese për Ukrainën. Banorët e Republikës së Krimesë dhe të qytetit të Sevastopolit refuzuan t’i nënshtrohen diktatit të puçistëve dhe në mars 2014 me shumicë dërrmuese (më shumë se 90%) votuan për shkëputjen nga Ukraina dhe ribashkimin me Rusinë. Më pas shpërtheu konflikti në Donbas, ku njerëzit kërkuan respektimin e të drejtave të tyre legjitime, përfshirë të drejtën për të folur në gjuhën amtare, për të mësuar fëmijët në këtë gjuhë. Si përgjigje, Kievi akuzoi të gjithë banorët e rajoneve juglindore për “tradhti shtetërore” dhe “terrorizëm”, dërgoi ushtrinë e rregullt dhe batalionet ndëshkuese neonaziste për të shtypur protestat. Si rezultat i bombardimeve dhe sulmeve të përditshme me raketa nga ana e forcave të armatosura të Ukrainës, përgjatë 8 viteve (2014-2021) u vranë më shumë se 14 mijë civilë, përfshirë 130 fëmijë.
Rusia ka ndërmarrë çdo përpjekje për kapërcimin e krizës së brendshme ukrainase. Me ndërmjetësimin e saj aktiv, më 12 shkurt 2015 u nënshkrua “Kompleksi i masave për zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut”, i miratuar nga Rezoluta Nr.2202 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky dokument u bë bazë ligjore e pakontestueshme për zgjidhjen e brendshme ukrainase. Sidoqoftë, ky shans real për zgjidhjen e krizës së brendshme politike në Ukrainë u humb, për shkak të sabotimit të qëllimshëm nga Kievi dhe “garantuesit” perëndimorë – Gjermania dhe Franca – të përmbushjes së detyrimeve të tyre. Në fakt, ata madje nuk kishin ndërmend t’i përmbushnin ato. Marrëveshjet e Minskut ishin të nevojshme vetëm për të blerë kohë për të armatosur Ukrainën për konfliktin e ardhshëm me Rusinë.
Si rezultat, udhëheqjes ruse nuk iu la zgjidhje tjetër, veçse të fillonte në shkurt 2022 operacionin special ushtarak për mbrojtjen e Donbasit dhe popullsisë ruse, çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, si dhe eliminimin e kërcënimeve që burojnë nga territori i saj.
Ka ardhur koha për të drejtuar pyetjen se çfarë i dha Ukrainës “euromaidani” dhe grushti i shtetit që pasoi atë, nëse u realizua vallë ëndrra e saj për integrimin e shpejtë në “familjen evropiane”. Përgjigja është e qartë – jo. Vështirë se mund të kishin imagjinuar ukrainasit që dolën në “maidan” 10 vjet më parë se çfarë pasojash tragjike ai do të kishte për ta. Nga një republikë e mëvetësishme, e zhvilluar industrialisht dhe e populluar e ish-BRSS, Ukraina është kthyer në një territor të varfër që ka humbur pavarësinë e saj shtetërore dhe mbahet sot nga protezhetë e saj perëndimorë. Ukraina u përdor si një mjet i Perëndimit kundër Rusisë.
Shkeljet masive të të drejtave dhe lirive të njeriut, diskriminimi i qytetarëve të saj mbi parimet etnike dhe gjuhësore janë bërë normë për Ukrainën e sotme. Aktet e shumta ligjore, të miratuara nga regjimi i Kievit, në veçanti, ligjet për gjuhën zyrtare, mediat, ndalimin e importit të materialeve të shtypura nga Rusia janë dëshmi e shkeljes së rëndë të standardeve themelore të të drejtave të njeriut.
Në sfondin e kundërsulmit të dështuar të forcave të armatosura të Ukrainës në verën e vitit 2023 dhe politikës së regjimit të V.Zelensky-t për të luftuar “deri në ukrainasin e fundit”, problemi me respektimin e të drejtave themelore të njeriut ka fituar në Ukrainë përmasa katastrofike. Në kushtet e mungesës së personelit ajte vazhdon mobilizimi i dhunshëm. Në Kiev, Kharkhov, Lvov, Odesa, Poltava, Zakarpatye dhe në shumë qytete të tjera ukrainase organizohen “prita”. Komisarët ushtarakë me automatikë në duar ndalojnë makinat, rrëmbejnë burra-luftëtarë të ardhshëm në qendrat tregtare, parqe rekreative, palestra.
Represioni i autoriteteve qendrore dhe lufta civile shumëvjeçare kundër Donbasit bënë që banorët e 6 (Krimeja, Sevastopoli, Republika Popullore e Donetskut, Republika Popullore e Luganskut, qarqet e Zaporizhia-s dhe Kherson-it) nga 27 qarqet e Ukrainës vendosën të hyjnë në përbërje të Federatës Ruse. Në këto territore ka filluar ndërtimi i një jete të re – reale, të lirë dhe demokratike. Cila do të jetë e ardhmja e Ukrainës, koha do ta tregojë.
*Marrë nga faqja zyrtare facebook e Ambasadës Ruse në Tiranë
/Argumentum.al