Tre burra anëtarë të një familjeje mbetën viktima të një konflikti për çështje pronësie në Xibër të Klosit.
Sali Dakuci rreth 55 vjeç vrau me armë zjarri për një gardh vëllanë e tij Kujtimin 52 vjeç dhe më pas edhe nipin e tij Florian Dakuci19 vjeç.
Pas krimit të dyfishtë i ka dhënë fund jetës duke bërë vetëvrasje.
Konfliktet për çështjet e pronësisë shkaktuan kështu tragjedinë e radhës në familjet shqiptare
Ata janë transportuar drejt spitalit të Dibrës por nuk kanë arritur tu mbijetojnë plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Policia e Dibrës thotë se krimi është kryer me një pistolete
Drejt zonës malore mësohet se janë nisur forcat e Policisë dhe prokurorë për të sqaruar të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë.