Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pezulloi nga detyra mjekët e akuzuar për shkeljet në Spitalin Onkologjik, pas masave të dhëna sot nga Gjykata e Tiranës.
Mjekët e pezulluar janë Alketa Pere Ymeri, Brikena Qirjazi, Edmond Gashi dhe koordinatori Emiljano Lela.
Seanca për masat e sigurisë u zhvillua të enjten, ndërsa të pranishëm në seancë ishin dhe vetë mjekët e përfshirë dhe që janë nën hetim nga organi i akuzës.
Gjykata vendosi këto masa sigurie;
-Edmond Gashi, mjek – “Arrest shtëpie” – për “Shpërdorim detyre”
-Alketa Pere Ymeri mjeke – “Detyrim paraqitje”, për “Shpërdorim detyre”
-Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT “Detyrim paraqitje” për “Shpërdorim detyre”
– Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut “Detyrim paraqitje” për “Shpërdorim detyre”
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, “Detyrim Paraqitje”, për “Shpërdorim detyre”
-Halil Gashi administrator i klinikës Megis – “Detyrim paraqitje”, për akuzën “Fshehje e të ardhurave”
-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”
Sipas hetimit të kryer nga Prokuroria dyshohet se mjekët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, specialistët dhe administratorin e spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT.