Shpallja e vakancave për gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi është përshëndetur nga ambasadorja Yuri Kim, e cila inkurajon gjyqtarët që t’i përgjigjen thirrjes për t’i shërbyer vendit.
Kim shkruan se Shqipëria deri në fund të viti duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, e cila është dhe kush për integrimin e vendit dhe zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave.
Ambasadorja Kim i ka bërë thirrje edhe KED që të veprojë shpejt me vlerësimin e kandidatëve pasi nuk ka kohë për të humbur.
“Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatën e saj Kushtetuese deri në fund të vitit“, shkruan Kim në Twitter.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>Presidency & Parliament have now published their respective lists of candidates for the Constitutional Ct. We applaud those who answered the call to serve. We encourage Judicial Appointments Council to act quickly to evaluate the candidates. 🇦🇱 must have CC by end of the year. <a href=”https://t.co/f97CV4CdkY”>https://t.co/f97CV4CdkY</a></p>— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) <a href=”https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1318147852821008385?ref_src=twsrc%5Etfw”>October 19, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>