Brazili, i cili aktualisht mban presidencën e rradhës të BRICS, njoftoi se Nigeria fitoi statusin e vendit partner të grupit.
“Qeveria braziliane shpall sot, 17 janar 2025, pranimin zyrtar të Nigerisë si një vend partner i grupit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme braziliane.
Sipas Brazilit, BRICS dhe Nigeria kanë interesa të përbashkëta, pasi kombi afrikan, si grupi, punon me rigorozitet për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve të Jugut Global dhe bën thirrje për reformimin e organizatave ndërkombëtare.
Brazili mori presidencën e BRICS nga Rusia më 1 janar. Në një samit të BRICS në Kazan, Rusi në tetor, u vendos të krijohej një kategori e vendeve partnere të BRICS. Vendet e para që u bënë partnerë ishin Bjellorusia, Bolivia, Kazakistani, Kuba, Malajzia, Tajlanda, Uganda dhe Uzbekistani. Indonezia gjithashtu u emërua fillimisht si një partner i BRICS, por më 6 janar, Brazili njoftoi se vendit aziatik i ishte dhënë statusi i anëtarit të plotë.
/Argumentum.al