Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se masa e marrë e izolimit prej 21 ditësh të kësaj komune ka pasur sukses.
“Kemi ndarë komunën në 15 zona dhe të gjitha me koordinatorët e vet. Kemi formuar grupe punuese për gjërat elementare, ilaçe… Ia kemi dalë në një çështje që ishim pa përvojë. Ia dolëm pasi patëm shuam raste negativ, po dalim nga kjo betejë fitimtarë”, ka thënë Gjeloshaj për Klan Kosova.
Ai ka thënë se shpenzimet për t’ia dalë me pandeminë mund të arrijnë deri në 500 mijë euro.
“Për ditë përmes vullnetarëve në secilën shtëpi ka shkuar buka, qumështi, jogurti, sallata… Përllogarinë përfundimtare nuk mund ta japim tash – gjysmë milion euro diku”.