Që prej 24 shkurtit kur sirenat në Ukrainë njoftuan për sulmin e parë nga Rusia, fëmijët ukrainas flenë dhe zgjohen me këto sirena në mungesë të ninullave që nënat ua këndonin para luftës.
Duke ia dedikuar fëmijëve që lufta ua zëvendësoi ninullat me siranat që nuk thërrasin gjumin por frikën, pasigurinë, vdekjen, gazetarja e njohur maqedonase hapi ekspozitën fotografike për luftën në Ukrainë, të quajtur “Ninullat e sirenave”.
Pas Shkupit, kjo ekspozitë u hap dhe në Qendrën Kulturore dhe Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë nga gazetarja maqedonase Kristina Atovska. Ekspozita e fotografive pasqyron pasojat tragjike të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe luftën heroike të popullit të Ukrainës kundër pushtuesve rusë.
Gazetarja Kristina Atovska, një vit më parë ndërmori një hap të guximshëm duke shkuar në Ukrainë, vetëm 1 muaj pas pushtimit rus. Një nga gazetaret e para nga Ballkani Perëndimor që raportoi për muaj të tërë nga fronte luftë në Ukrainë.
Si dëshmitare e një lufte të paprecedentë, ajo përjetësoi në aparatin e saj fotografik, momente të ndryshme gjatë muajve të parë të luftës së Rusisë në Ukrianë. Njerëzit e thjeshtë që vuanin pasojat e kësaj lufte, fëmijë, të moshuar, të rinj.. .të pashpresë. Shkolla, spitale, banesa, rrugë të shkatërruara. Të rinjtë që rrëmbenin armët edhe pse nuk i njihnin ato, por që udhëhiqeshin nga një e drejtë themelore…e drejta për të mbrojtur atdheun dhe e drejta për të Jetuar.
Në këtë ekspozitë, mori pjesë dhe ambasadori i Ukrainë në Shqiperi Volodymyr Shkurov i cili duke iu drejtuar audiencës, ambasadori Shkurov kujtoi se për gati një vit Rusia po përpiqet të shkatërrojë popullin ukrainas, duke vrarë të afërmit dhe miqtë tanë, duke shkatërruar qytete dhe fshatra, infrastrukturë kritike, etj. Ambasadori përmendi gjithashtu sulmet e fundit me raketa ruse. në një ndërtesë të lartë në Dnipro, e cila vrau 42 njerëz, duke përfshirë 6 fëmijë. Volodymyr Shkurov falënderoi autorin e ekspozitës fotografike dhe popullin e Maqedonisë së Veriut për ndihmën dhe mbështetjen e Ukrainës në luftën kundër pushtuesve rusë dhe i dhuroi Krsitina Atovskës librin “Kiiv Street Art”.
Në kuadër të ceremonisë së hapjes, u prezantua edhe trailer i i filmit dokumentar “Ninullat e Sirenave ”, me regji të Kristina Atovska, i cili do të ketë premierë më 27 shkurt në Maqedoninë e Veriut, e më pas në Shqipëri.
Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik të huaj, qarqe artistike, të rinj shqiptarë dhe punonjës të Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri.
/Argumentum.al