Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi sot nisjen e stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe DEFENDER 23, drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.
Në një postim në rrjete sociale, ministri Peleshi publikoi pamje nga stërvitja e përbashkët.
Peleshi e vlerësoi shumë të rëndësishëm rolin e Shqipërisë në këtë stërvitje të rëndësishme në sigurinë rajonale.
“Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme. Krenarë për këtë rol, duke treguar mbështetjen dhe angazhimin tonë maksimal për të gjithë ushtarakët dhe personelin që janë pjesë e këtij misioni të rëndësishëm. Bashkëpunimi dhe mbështetja jonë, thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Peleshi.