Shkolla e Integrimit Evropian në Shqipëri nisi sot edicionin e saj të 8-të.
Këtë vit, 38 pjesëmarrës nga administrata, pushteti vendor, OJQ-të, mediat dhe universitetet do të studiojnë dhe do të kontribuojnë aktivisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Në lidhje online, Drejtuesja e Komisionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Michela Matuella informoi pjesëmarrësit për gjendjen e negociatave të anëtarësimit dhe mbi hapat e ardhshëm.
Ajo i inkurajoi ata të kontribuojnë në zbatimin e reformave shumë të nevojshme dhe rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për anëtarësimin e Shqipërisë.