Bashkia e Pustecit nis e para procesin e numërimit të votave/ Nga 4366 qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrja në votime ka qenë 38.83 %. Ky proces ka nisur 2 orë pas mbylljes së procesit të votimit.
Në Bashkinë e Pustecit janë 7 qendra votimi, ndërsa janë 3 grupe numërimi që do të kryejnë këtë proces të monitoruar nga kamerat.
Edhe në Bashkinë e Policanit në qarkun e Beratit ka filluar procesi i numërimit. Të gjitha kutitë e votimit të 23 qendrave të votimit janë dërguar në KZAZ 67. Në Polican pjesëmarrja në votim ka qenë 51.25 % nga 13 180 qytetarë me të drejtë vote.
Para pak çastesh procesi i numërimit ka nisur edhe në Bashkinë e Memaliajt në Tepelenë.
Komisionerët e numërimit kanë hapur 3 kutitë e para të votimit dhe kanë nisur procesin e numërimit.
Ndërsa në KZAZ-të e tjera të vendit vijon ende dërgimi i kutive të votimit, proces që duhet theksuar se ka vijuar i qetë dhe pa probleme