Ka nisur protesta e shtatë kombëtare e opozitës. Para Kryeministrisë ka nisur mbledhja e protestuesve. Në protestën e sotme balonat janë zëvendësuar me tullumbace Rama ik, ndërkohë që të rinjtë kanë formuar një rreth me yje para oborrit përmes të cilit duan të përcjellin mesazhin se edhe vendet e Bashkimit Europian janë kundër qeverisë Rama.
Në protestën e sotme do të mungojë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet jashtë vendit.Ende nuk është bërë i ditur skenari i protestës, por është njoftuar se fjalimi i vetëm politik do të mbahet nga kryedemokrati Basha.