Ka nisur protesta e opozitës përballë sallës së Parlamentit, teksa paralelisht zhvillohet seanca plenare. PD dhe aleatët e saj thirrën mbështetësit që të jenë para ndërtesës së Parlamentit që në orën 09:30, përpara se deputetët e shumicës të hynin në sallë. Ligjvënësit u panë teksa hynin në sallën e Kuvendit të shoqëruar nga forcat e rendit, mes tyre edhe nga FNSH, për të shmangur përplasjet me protestuesit. Protesta nisi me një incident pasi policia tentoi të pengojë banorët e “Astirit” të cilët po marshonin drejt pedolnales “Murat Toptani”.