Qindra qytetarë janë mbledhur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, në pritje të kryedemokratit, Sali Berisha për të marshuar drejt Kryeministrisë, ku do të mbahet edhe protesta kombëtare e opozitës.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka dhënë një mesazh të qartë qeverisë Rama që mos të guxojnë të provokojnë qytetarët sot nga protesta.
“Në kurriz të punonjësve, të administratës, që kanë shtuar taksat e reja, kanë vënë taksa luksi për biznesin që të paguajë bizneset e tjera. E shihi se sa demokratike është kjo atmosferë. Mesazhi ishte i qartë askush nga qeveria nuk duhet të guxojë të provokojë qytetarët. S’ka asnjë mundësi zoti Rama, se ka qindra udhëtime me charter.”, tha Meta teksa i bashkohet protestes.
Protestuesit kanë zgjedhur një simbolikë për ikjet e qytetarëve nga Shqipëria drejt Anglisë me gomone.
Tashmë gomonia është drejtuar për tek Kryeministria, si simbol i të rinjve që detyrohen të braktisin vendin për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Në anët e gomonet shihen flamujt e Shqipërisë dhe Britanisë.
Nuk kanë munguar flamujt amerikanë në protestën e sotme të thirrur nga opozita e bashkuar. Qytetarët janë mbuluar me flamujt shqiptarë, amerikanë dhe ata të PD-së në bulevard.
Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që prej orës 15:00.
Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.