Ka nisur protesta e thirrur nga opozita e bashkuar para parlamentit.
Mijëra qytetarë, mbështetës të opozitës janë mbledhur tek Parlamenti dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ndryshe nga protesta e kaluar policia ka forcuar radhët e saj.
Janë 7 kordonë policësh para parlamentit. Mësohet se efektivët e FNSH-ve janë vendosur pas tre kordonëve së policisë së rendit dhe 3 kordonëve të forcave Shqiponja