Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka çelur sot sesionin e ri parlamentar me një bilanc të shkurtër të projektligjeve të miratuara gjatë sesionit të kaluar.
Reforma ne Drejtesi u perserit prej tij si nje nga masat qe u vleresua nga Keshilli i Evropes per hapjen e negociatave, tha Ruci ne fjalen e tij para parlamentit. Ai foli gjithashtu se sesioni i shkuar ishte me efikas ne periudhen kur u ngrit opozita e re.
U garantua legjimiteti, u intensifikua diplomacia parlamentare dhe u pershtaten ligjet sipas KEshillit Evropian, shtoi ai.
Deputetët e maxhorancës kanë mbushur sallën e Kuvendit, ndërsa përkrah tyre edhe këtë sesion karriget e lëna bosh nga ish-deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë plotësuar nga deputetët e opozitës së re.
“Lënia e mandateve nga opozita nuk e uli ecurinë e punës së Kuvendit”, tha Ruçi duke shtuar se në sesionin e kaluar u miratuan 75 projektligje.
Kryetari i Kuvendit, gjatë fjalës së tij thumboi edhe presidentin Ilir Meta, i cili ktheu një sërë projektligjesh për rishqyrtim në Kuvend. “Kushtetuta i rezistoi aventurave, i mbijetoi kaosit”, u shpreh ai.
Deputetët e opozitës së “re”
Deputetët e maxhorancës