Krahas fushatës për zgjedhjet presidenciale, e cila mbyllet me 22 prill. Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare.
Të dyja fushatat do të zhvillohen paralelisht gjatë katër ditëve të ardhshme. Fushata e zgjedhjeve parlamentare do të zhvillohet paralelisht me atë të zgjedhjeve presidenciale që ka filluar më 4 prill. Fushata për zgjedhjet presidenciale përfundon më 22 prill, më pas vijon me heshtjen parazgjedhore 48 orëshe.
Përkundër heshtjes për zgjedhjet presidenciale, fushata për zgjedhjet parlamentare do të vazhdojë edhe në këto dy ditë – situatë të cilën kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, së fundi e quajti unike deri më tani në ciklet zgjedhore.
Ndërsa fushata për zgjedhjet parlamentare do të zgjasë deri më 6 maj, pas së cilës do të fillojë heshtja dyditore para 8 majit – dita e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Në garën për zgjedhjet e 8 majit janë 17 parti politike dhe koalicione, të cilat në 20 ditët e ardhshme do të prezantojnë programet e tyre para elektoratit të tyre.
Këto zgjedhje përballin dy koalicione të mëdha maqedonase (VMRO-DPMNE dhe LSDM), dhe dy koalicione të mëdha të partive shqiptare. Përfaqësuesit e bllokut opozitar të mbledhur në koalicionin “VLEN” do të përballen me koalicionin “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI-ja, të cilët për herë të parë në historinë e zgjedhjeve shfaqen në koalicion parazgjedhor.
Qeveria maqedonase në seancën e djeshme vendosi që datat 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të mbarëvajtjes së zgjedhjeve për Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe këto dy ditë jo pune nuk do të zhvillohen.
Këto janë zgjedhjet parlamentare të 11-ta me radhë që nga shpallja e pavarësisë së vendit.
/Argumentum.al