Sot nis vitit të ri akademik 2021-2022. Pas më shumë se një viti mësimi online, studentë dhe pedagogë u rikthyen në auditore, por me një kusht: Ata duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë ose testin PCR për të hyrë në auditore.
Gjithashtu, një alternativë tjetër për studentët është dhe të paraqesin testin negativ PCR një herë në javë, ose vërtetimin që e kanë kaluar sëmundjen e Covid.
Bashkë me punonjësit e sigurisë është ngarkuar edhe struktura administrative të rakordojë hyrje-daljet në fakultete.
Numri i studentëve të vaksinuar është relativisht i ulët. Edhe pse nuk ka një shifër, të saktë, në kryeqytet janë vaksinuar afro 20% e studentëve, ndërsa në fakultetet e rretheve përqindja është shumë herë më e ulët.
Ndërsa ministrja e Arsimit Evis Kushi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar të gjithë studentët dhe pedagogët për vitin e ri Akademik , duke u bërë thirrjen se vaksinimi është i nevojshëm, pasi universitet nuk formojnë vetëm shkencëtarë, por edhe qytetarë të një shoqërie.