Aleanca e Atlantikut të Veriut ka publikuar një raport të përditësuar të shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të saj, nga ku rezulton se për vitin 2018 Shqipëria rezervoi për mbrojtjen vetëm 1.16% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo bën që Shqipëria të jetë vendi i 21-të, ndër 28 anëtarë të Nato-s për nga shpenzimet.
Kujtojme se Nato ka si detyrim një shpenzim në 2% të PBB, por që nga vetëm 7 vende të aleancës respektohet. Shqipëria e ka zbatuar këtë detyrim vetëm në vitin e pranimit në aleancë.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se në krahasim me vitin 2012, shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen kanë rënë në raport me PBB, nga 1.21% në 1.16%.
Por Shqipëria nuk respekton as një tjetër kërkesë të Natos, atë që shpenzimet për pajisje të zënë 20% të shpenzimeve për mbrojtjen. Në vendin tonë këto shpenzime fiksohen në 10.7%, duke e vendosur si një prej 5 vendeve të fundit në renditje. Rreth 68% e shpenzimeve për mbrojtjen ndërkohë Shqipëria i rezervon për personelin.