Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski thote se ka arritur të formojë një shumicë të re parlamentare.
Një zhvillim i tillë vjen pas fitores në zgjedhjet lokale dhe dorëheqjes së kryeministrit, Zoran Zaev.
Njoftimin ai e ka bërë përmes një postimi në Facebook dhe pjesë e koalicionit të ri janë forcat shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe Lëvizja Besa, e cila deri tani ka qenë pjesë e koalicionit me LSDM e Zaev.
Një e ardhme e re po vjen, epoka e re dhe shpresa e re. Na presin sfida të forta, të vetëdijshëm dhe mirënjohës për mbështetjen që së bashku do t’ia dalim. Maqedonia do të ketë sukses! Kemi një shumicë të re parlamentare, shprehet ai.