Kasam Shaqirvela
Gjendja ekonomike e rënduar me dallime të thella në kamjen ekonomike mes atyre që janë në vendet e vendosjes apo afër “lozhës” aty diku dhe masës së vënë në “patos”..,politika e dështuar në pozicionimin e faktorit shqiptar brenda në shtet poashtu edhe në arenën ndërkobëtare, aspekti kombëtar I nëpërkëmbur deri në mospërfillje madje me përbaltje të figurave kombëtare deri në lejim të propagandës denigruese dhe kombzhbërëse që vepron, “lege artis”, në dy shtetet sovrane të shqiptarëve si dhe në shtetin me kryeqytet Shkupin dardan.
Çka po ndodh me ne, o Zot?
Çfarë mallkimi kemi ne, si popull dhe si komb?
Apo na e merr kalanë armiku I jashtëm nga brenda?!….
“Fatkeqësia e jonë qëndron në shpëlarjen trurit të një pjese të konsiderueshme të popullatës sonë..madje dhe rehabilitimi që është I domosdoshëm..edhe ai nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt pa ndryshim të mentalitetit tonë nënshtrues, inferior ndaj të huajit, me theks të posaçëm ndaj pushtuesve tonë kolektivë, si në kuptimin fizik si në kuptimin ideologjik. Dhe nga ana tjetër krenaria ynë e shfrenuar, e përzier dëshirë dhe ambicje për të mbisunduar; superior ndaj tonit..?!”© K. Sh.
/Argumentum.al