Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë ka goditur rajonin Qotur në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor në perëndim të Iranit.
Në një deklaratë nga Qendra e Sizmiologjike e Universitetit të Tehereanit, thuhet se tërmeti 5.7 ballë me epiqendër në rajonin Qotur ka ndodhur në orën 09:22 sipas kohës lokale, në thellësi prej 6 kilometrash.
Ndërkohë ende nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale./AA