Një tërmet i fuqishëm tronditi disa vende të Azisë Juglindore. Përmasat e dëmeve janë ende të paqarta. Spitalet në Mianmar po japin alarmin.
Tërmeti i fortë në Azinë Juglindore me magnitudë 7.7 që goditi Tajlandën dhe Mianmarin mesditën e së premtes, ka shkatuar dëme të mëdha.
Nga Mianmari njoftohet për të paktën 21 të vdekur. Portali Mizzima News bazohet për këtë njoftim tek organizatat e ndihmës dhe burimet lokale në rajonet e Taungo, Bago, Pyavbve dhe Mandalay. Numri i të vdekurve pritet të shtohet.
Nevojë urgjente për gjak
Sipas gjeneralit Zaw Min Tun, zëdhënës i juntës ushtarake, në spitale po mbërrijnë shumë të plagosur. Prandaj spitalet kanë nevojë urgjente për furnizime me gjak.
Po në Mianmar prej tërmetit u shemb një ure dhe disa ndërtesa. Në qytetin Aung Ban është rrëzuar një hotel dhe sipas ekipeve të shpëtimit njoftohet se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar.
Nga Mianmari, i cili drejtohet nga junta autoritare, është shpesh e vështirë që ta dalin informacione.
Në Bangkok u shemb një godinë shumëkatëshe
Sipas policisë dhe ekipeve mjekësore, 43 punëtorë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Kryeministri tajlandez shpalli për Bangkokun gjendjen e jashtëzakonshme.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së dhe qendra gjermane për shkenca gjeologjike GFZ raportuan se tërmeti ishte i cekët, me një thellësi prej 10 kilometrash, dhe epiqendra e tij ndodhej në Mianmar, sipas të dhënave paraprake.