Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç konfirmoi për një media shqiptare ndërtimin e një ure mes Ulqinit dhe Velipojës.
“Ajo që dy dy Kryeministrat po shohin është si të ndahen mjetet në buxhetin për vitin 2022. Është një urë 190 metra e gjatë me një projekt që shkon në 90 milionë euro dhe me mekanizëm hapjeje ku mund te kryhet lundrim. Nëse Buna do të bëhet e lundrueshme do të jetë super atraktive. Urën keni për ta kaluar për 10 sekonda dhe zëvendëson 70 km. Ju e dini qe ekziston autostrada e Adriatikut, por ky është një projekt i ri që ka lidhje me zonën e Ulqinit dhe Velipojën,”– ishte komenti i tij.