Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken shoqëron presidentin Biden në turin e tij europian, konkretisht në udhëtimin në Cornwall të Mbretërisë së Bashkuar, Bruksel të Belgjikës dhe Gjenevë të Zvicrës.
Në një njoftim të Departamentit të Shtetit bëhet me dije se gjatë qëndrimit në Bruksel, Blinken do të zhvillojë sot datë 13 qershor një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Blinken shoqëron Presidentin Biden gjatë udhëtimit në Cornwall, Mbretëria e Bashkuar, Bruksel, Belgjikë, dhe Gjenevë, Zvicër. Në ora 5:30 ,pasdite, Sekretari i Shtetit, Blinken takohet me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Bruksel, Belgjikë”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.