Një shkrimtare polake dhe një austriak fituan çmimet Nobel për Letërsinë.
Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2018 iu dha shkrimtares polake, Olga Tokarczuk
Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2019 iu dha shkrimtarit austriak Peter Handke
Shkrimtarja polake u vlerësua me motivacionin “për rrëfimin imagjinar që përmes pasionit enciklopedik paraqet kapërcimin e barrierave si një mënyrë jetese”.
Ndërsa shkrimtari austriak u vlerësua me motivacionin “për punën e tij influencuese, ku me gjuhën e tij të pasur ka eksploruar periferinë edhe eksperienca të veçanta njerëzore”.
Olga Tokarczuk e lindur në vitin 1962 është shkrimtarja polake më e njohur. Për tre vjet rresht librat e saj kanë qenë më të votuarit edhe më të dashurit nga lexuesit. Ka fituar një sërë çmimesh letrare edhe romanet e saj janë të përkthyer në më shumë se 20 gjuhë.
Peter Handke i cili ka lindur në 1942 është një nga shkrimtarët më të njohur në botë. Ai është gjithashtu i njohur për tekstet e shkruara për kinemanë edhe teatrin. E nisi karrierën duke tronditur spektaklet e teatrit me “Fyerje në publik”. Karakteristikë e shkrimtarit është edhe që prej fëmijërisë përdor lapsin për të shkruar.
Në mesin e favoritëve ishin Anne Carson, Margaret Atwood, shkrimtari yne i madh Ismail Kadare dhe Lyudmila Ulitskaya.
Akademia Suedeze, që mbikëqyr çmimin prestigjioz, pezulloi vjet dhënien e çmimit për të bërë ndryshime në proceset e saj pasi u përfshi në një skandal seksual.
Jean-Claude Arnault, bashkëshorti i anëtares së Akademisë Katarina Frostenson u dënua me 2 vite burg në tetor për përdhunim.
Frostenson u tërhoq dhe ngjarjet shkaktuan krizë në Akademi përfshirë pretendimet për konflikte interesit dhe bërjen publike para kohe të emrave të fituesve.
Kjo çoi në rënien e besimit të publikut tek Akademia.
Akademia ka bërë ndryshime edhe në panelin e saj, duke sjellë disa anëtarë të rinj që nga viti i kaluar.
Gjithashtu tani do t’i lejojë anëtarët e tij të japin dorëheqjen dhe nuk do të tolerojë më anëtarët që kanë qenë subjekt i konflikteve të interesave ose hetimeve penale.