Nuk ndalen dorëheqjet e autoriteteve të larta nga administrata Trump.
Tani është zëdhënësja e Pentagonit, Dana White, e cila dklaroi se do të largohet nga pozicioni i saj në administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, një vit e gjysmë pasi mori rolin atje.
“E çmoj mundësinë që m’u ofrua nga kjo administratë, të shërbej bashkë me Sekretarin (e Mbrojtjes), pjesëtarët e shërbimit dhe të gjithë stafin civil. Ishte një nder dhe privilegj”, shkroi White në Twitter.
Para saj, në dhjetor dorëheqje dha edhe Brett McGurk, i dërguari i posaçëm amerikan për koalicionin global anti-ISIS.
Sa ishte në Pentagon, White ishte herë pas here burim polemikash, për çka një herë u hetua për akuzat se kishte përdorur stafin për të kryer punë personale. Arsyet për largimin e saj mbeten të paqarta, megjithatë Pentagoni njoftoi se Charles Summers Jr do të marrë rolin e saj.