Ralf Gjoni ka sulmuar nga foltorja e Kuvendit Komisionerin Oliver Varhelyi, pasi u sigurua që ky i fundit nuk do të kishte një bashkebisedim me deputetet e kuvendit.
Ai u shfaq me maskë mbi të cilën shkruhej “Albania is not Sovietic Union”.
“I them z. Ruçi që ka ikur koha kur Shqipëria është Bashkim Sovjetik. Për ata që nuk dinë anglisht në maskën time shkruhet “Shqipëria nuk është Bashkim Sovjetik”
Pasi akuzoi organizatoret e kësaj vizite, Gjoni iu kthye komisionerit duke e e quajtur autokrat,madje shkoi dhe me tej duke e akuzuar si “filorus”: Emërimi i tij u përshëndet nga dy lider në rajon, Vucic dh Dodik, personi që vepron për hir të Moskës në Ballkan për të destabilizuar Bosnja Hercegovinën. Varheluyi duhet ta dijë se nuk i përket këtij klubi. Nuk ka vend për vlera subjektive, Putini në këtë vend, tha ndër të tjera deputeti Gjoni.
Nga foltorja e Kuvendit ai tha se disa prej pikave të evidentuara nga ai në progres raportin për Shqipërinë nuk është i vërtetë.
“Do kisha preferuar që komisioneri të angazhohej dhe në një seancë të posaçme bashkëbisedimi me deputetët e Kuvendit ashtu siç e bën dhe në Parlamentin europian. Kjo nuk ndodhi dhe për këtë arsye kam veshur këtë maskë në shenjë proteste për mënyrën se si organizohen vizitat e komisionerëve europianë në Shqipëri. Kjo maskë do të thotë që Shqipëria nuk është Bashkim Sovjetik.
Besoj se kanë mbaruar kohët kur Krushovi vinte në Shqipëri dhe gjente një tufë delesh dhe duartrokasin për çdo gjë. Varhelyi ka thënë disa të pavërteta në raportin e fundit të Komisionit Europian dhe dua të përqëndrohem vetëm tek një. Ka thënë se janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për reformën zgjedhore në Shqipëri dhe lavdëroi 5 qershorin. Kjo është e pavërtetë do i thoja Varhelyit sot nëse do të ishte këtu sot.Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të luajtur me reformën zgjedhore. Në kurriz të qeverisë. Varhelyi ka ardhur koha që në Shqipëri të flasim si homologët tane europianë dhe të flasim. Është komisioneri i zgjerimit dhe përfaqëson… Emërimi i Varhelyi është e njohur u përshëndet nga dy lider në rajon, Vucic dh Dodik, personi që vepron për hir të Moskës në Ballkan për të destabilizuar Bosnja Hercegovinën. Varheluyi duhet ta dijë se nuk i përket këtij klubi. Nuk ka vend për vlera subjektive, Putini në këtë vend. Varheluyi nuk duhet të kthehet në një autokrat Brukseli” – tha Gjoni.