Komisioni Europian ka rezerva për klimën e të bërit biznes në Shqipëri, ku merr në analizë politikat e qeverisë. Në raportin e publikuar së fundmi KE, vëren se program i reformave ekonomike që janë pjesërisht në përputhje me prioritetet e identifikuara nga Komisioni, ndërsa kuadri makro-fiskal i programit është pak optimist. Sa i takon objektivit për uljen e borxhit, kërkohet një qasje më strategjike. Ndërsa ngre si shqetësim kryesor mungesën e mbështetjes për sipërmarrjen dhe zbatimin e kontratave, sipas Scan.
“Diagnostikimi mbi pengesat strukturale përqendrohet në qasjen në financa, pronësinë e tokës bujqësore, rregullimin e biznesit, dhe lehtësimin e tregtisë. Megjithatë, ajo nuk mbulon çështje si diversifikimin e prodhimit bazë, të drejtat pronësore, mbështetjen e sipërmarrjes dhe zbatimin e kontratave”, thuhet në raport. KE ndalet edhe në shërbimet e ulëta të ofruara nga pushteti vendor.
“ Reformat ekonomike dhe dhe modernizimi i shërbimeve publike të punësimit i përgjigjen sfidave, por ritmi i tyre duhet të jetë i qëndrueshëm. Masat për mbrojtjen sociale bën nuk adresojnë kapacitetet e ulëta dhe burimet e njësive të qeverisjes vendore. Tre masat e reja në fushën e arsimit nuk janë zhvilluar mjaftueshëm dhe duket se trajton çështjet strukturore vetëm pjesërisht”, nënvizohet në raport.