Në Shqipëri ka disa ngjitje çuditërisht të mrekullueshme në pjesën veriore të vendit, që quhen Bjeshkët e Namuna, shkruan gazeta amerikane ”New York Daily News”, që e rendit Shqipërinë ndër 50 vendet për të kaluar pushimet gjatë këtij viti. ”Nëse jeni gati të filloni një eksperiencë unike në jetë, bëni gati lapsin dhe letrën, sepse lista juaj e udhëtimit 2019 është gati të fillojë.
Me një vit të ri vijnë fillime të reja; është koha për të vizituar disa prej atyre gjërave të pabesueshme që keni dashur gjithmonë të bëni nga lista juaj. Nga ishujt e Karaibeve, në xhunglat spektakolare dhe vende historike, Bjeshkët e Namuna në Shqipëri, plazhet e mrekullueshme, Anguillës, ujëvarat e fantastike të Balit, një udhëtim me jaht në Saint Barth dhe prova e verës në Napa Valley, ju do të gjeni gjithçka që ju kërkoni në këtë listë të vendeve më të mira për pushime në vitin 2019.
Konsulenti i zhvillimit të turizmit, Audrey Scott thotë se “Shqipëria ka disa ngjitje çuditërisht të mrekullueshme në pjesën veriore të vendit në Bjeshkët e Namuna. Ju mund të vizitoni Valbonën, Thethin ose Lëpushën dhe të bëni ngjitje në zonat me majat madhështore përreth jush”.
“Ose mund të filloni një aventurë më të gjatë dhe të realizoni një version të modifikuar të Peaks of the Balkans Trek që ju merr dhe ju çon përmes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Pastaj, pasi të keni eksploruar malet, drejtojuni plazheve të jugut apo pushoni edhe në detin Adriatik”, shprehet Scott.