Gjatë konferencës së fundit me gazetarët, kryeministri Edi Rama ka quajtur provokim oferten ruse për të negociuar për vaksinat.
”Një provokim qesharak, një ambasadë si ajo e Rusisë në Shqipëri, nuk mund të sillet si një seksion i Portokallisë, apo të ishte Portokallia vetë. Nuk shoh arsye që ambasada e rusisë të përfshihet në sektorin e memeve. Ne jemi të fokusuar te vaksinat e Pfizer, Modernës dhe Astra Zenecës, dhe shtetet e BE-së po ashtu janë të drejtuara nga ato”,-tha Rama.
Dje ambasada ruse i ka shprehur drejtorit tuaj të komunikimit që Shqipëria të marrë vaksinën e prodhuar në Rusi, a do i përgjigjeni pozitivisht?
Sa i përket kësaj pyetje, unë kam menduar që ka qenë një meme ajo që pashë, që ambasada ruse kishte postuar një Twitter nga drejtori i komunikimit në kryeministri, një rettwit të shefes së KE. Mendova se qe një meme, pasi një shteti të tillë s’më duket e përshtatshme që të bëjë provokime të tilla.
Një provokim qesharak, një ambasadë si ajo e Rusisë në Shqipëri, nuk mund të sillet si një seksion i Portokallisë, apo të ishte Portokallia vetë. Nuk shoh arsye që ambasada e rusisë të përfshihet në sektorin e memeve. Ne jemi të fokusuar te vaksinat e Pfizer, Modernës dhe Astra Zenecës, dhe shtetet e BE-së po ashtu janë të drejtuara nga ato.
Nuk kemi arsye që të paragjykojmë vaksinën ruse apo kineze, por për momentin ne jemi të fokusuar në këto drejtime, nëse do të na lindë nevoja, do të shohim edhe alternativa të tjera. Postimi i ambasadës ruse nga ana ime, konsiderohet totalisht i papërshtatshëm, një ndjesë nga ana e tyre do të ishte i mirërpritur.