Shqipëria ka përcaktuar kontrollin e Organizatave jofitimprurëse edhe përkundër mundësisë së të qenurit të tyre aktivitet me keqpërdorime. Praktika është bërë e ditur përmes dy udhëzuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve e doganave.
Dokumenti i administratës shqiptare vjen në përmbushje të kërkesave të ndërkombëtarëve, kryesisht OKB-së për të parandaluar keqpërdorimet sidomos për qëllime terrorizmi ose pastrimi parash.
Disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që marrin fuqi detyruese në vendet anëtare të OKB-së, përcaktojnë veprimin e vendeve duke ndihmuar në identifikimin e rreziqeve.
Skanimi nga administrata e tatimeve për OJQ-të në Shqipëri, sipas udhëzimeve prek verifikime për persona dhe subjekte të dyshuar për mbështetjen e terrorizmit dhe përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë ndaj të cilëve vendosen sanksione të rënda financiare.
Disa nga sanksionet përfshijnë bllokimin e pasurisë, kufizime në shërbimet dhe veprimet që ofrohen nga tregjet dhe institucionet financiare, apo udhëzime për të ndërprerë çdo marrëdhënie biznesi.
Subjektet e shpallura si terroriste dhe financuese të terrorizmit, apo ata të përfshirë në përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë ose financimin e tyre janë gjithashtu objekt I udhëzimeve.
Masat parashikojnë efekt pamundësimin e qasjes në burimet financiare dhe ekonomike dhe kanë zbatim të menjëhershëm pas rezolutave të Këshillit të Sigurimit.
Legjislacioni përcakton modalitetet, mes të cilave udhëzimi kujton se kërkesa për ngrirjen e pasurive bazohet në një urdhër sekuestrimi të lëshuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë I cili ka efekte të menjëhershme dhe I komunikohet personit të shpallur në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Administrative.
Urdhri i dërgohet njëkohësisht Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si dhe institucioneve, subjekteve dhe organeve përgjegjëse, kur identifikohen fonde dhe pasuri të tjera./RTSH.al