Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka përshëndeti votimin nga OKB të rezolutës kundër aneksimit të territoreve të Ukrainës nga Rusia të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA.
“143 vende refuzojnë aneksimin e paligjshëm rus të territorit ukrainas”, u shpreh Xhaçka në një reagim në rrjetet sociale.
“Tashmë është e qartë për të gjithë se referendumet e rreme nuk mund të fshehin paligjshmërinë e rrëmbimit të tokës nga Rusia”, theksoi Xhaçka.
“Bota nuk do të pranojë një shkelje kaq flagrante të së drejtës ndërkombëtare”, shtoi më tej Xhaçka.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që dënon aneksimin e paligjshëm nga Rusia të katër rajoneve të Ukrainës. 143 vende votuan pro rezolutës, 5 kundër dhe 35 abstenuan.
/Argumentum.al