Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot takim me qytetarët e Ballshit për protestën e 16 shkurtit, ku ju ka bërë thirrje të bashkohen për t”i dhënë fund kësaj qeverisje.
Në vijim të turit të tij, Basha ka theksuar se opozita nuk ka asnjë mjet politike prandaj ka thirrur protestën e 16 shkurtit në Tiranë
Në bashkëbisedim më qytetarët, Basha tha se këtu nuk ka një qindarkë nga nafta që prodhoni, nuk është dhënë statusi i naftëtari. “Ne kemi bërë amendamentet në Kuvend dhe ti lëmë të ardhurat më shumë për pushtetin vendor, kemi propozuar rritjen e pagave”, shtoi ai.
Po ashtu, Basha shtoi se këtë pasuri do ua heqim nga dora oligarkëve dhe do ua kthejmë qytetarëve. “Sot ne kemi vetëm fjalim, pasi çojmë amendamente në Kuvend dhe pushteti hesht. Ne nuk kemi asnjë mjet politik, prandaj ju kam thirrur me 16 shkurt në protestë”, u shpreh i Basha.
Basha tha se zhgënjimi juaj nga braktisja totale dhe harresa që Edi Rama u ka lënë, lexohet që sapo ju jap dorën.
“Naftëtarët janë mashtruar si për sa i përket pagave, statusit të naftëtarit, cilësisë dhe sigurisë së kushteve të punës. Si në këtë zonë dhe në të gjithë Shqipërinë, ndihet rrënimi ekonomik. Ndërkohë që asgjë që është premtuar nuk është realizuar. Pensionet nuk janë rritur”, tha ai.