Përfshirja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri është kritikuar mjaft jo vetem nga analistë dhe gazetarë por tashme dhe nga opozita kosovare . Njëzëri PDK dhe LDK nëpërmjet deklaratave të tyre respektive kanë dënuar faktin që Albin Kurti po neglizhon popullin e tij në këtë situate pandemike duke u marrë drejtperdrejte me fushaten e LVV-së Shqipëri.
“Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – nga Kryeministri, ministrat e deputetët e tij – në kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë na vdesin në Prishtinë; kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi”, thotë kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së tha se kryeministri i Kosovës në vend që të merret me pandeminë dhe ekonominë e rrënuar prej saj, ai e ka izoluar Kosovën dhe vet ka shkuar në Shqipëri për të marrë pjesë në fushata zgjedhore, duke e quajtur këtë mungesë përgjegjësie, mungesë aftësie dhe mungesë njohurie.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe deputetët nga Vetëvendosja për pjesëmarrjen në fushatën për zgjedhjet në Shqipëri.
Abdixhiku thotë se qeveria i ka braktisur njerëzit e vet, duke theksuar se po tregohet papjekuri në kohën kur nga 80 bashkëqytetarë po vdesin në Prishtinë e të moshuarit e të rrezikuarit nga COVID-19 presin të vaksinohen.
Kryetari i LDK-së thotë se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim.
“Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – nga Kryeministri, ministrat e deputetët e tij – në kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë na vdesin në Prishtinë; kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi. Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim – qoftë madje edhe si solidarizim – është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot! Ajo i ka braktisur njerëzit e vet. Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet. Duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim. Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi”, ka shkruar Abdixhiku.
Po ashtu shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka mbajtur sot një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës ku ka shprehur shqetësimin për ikjen e kryeministrit Albin Kurti nga përgjegjësitë urgjente që ka Kosova.
Tahiri tha se kryeministri i Kosovës në vend që të merret me pandeminë dhe ekonominë e rrënuar prej saj, ai e ka izoluar Kosovën dhe vet ka shkuar në Shqipëri për të marrë pjesë në fushata zgjedhore.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së e ka quajtur këtë mungesë përgjegjësie, mungesë aftësie dhe mungesë njohurie.
“Fatkeqësisht, vetëm në 20 ditët e fundit, 212 qytetarë kanë humbur jetën në betejë me virusin. Përveç një ndihme të vogël, Qeveria nuk ka siguruar asnjë vaksinë. E vetmja gjë që Kryeministri Kurti ka ndërmarrë deri më tash – ka qenë një urdhër për izolim për qytetarët e Kosovës, përderisa ministrat dhe deputetët e partisë së tij kanë çarë rrethimin dhe kanë dalë në Shqipëri për të bërë fushatë zgjedhore.
“Kryeministri Kurti është vaksinuar vetë, dhe ai ndihet komod me faktin se i ka pranuar 25 mijë vaksina donacion – një ndihmë kjo e siguruar nga Qeveria e kaluar, por nuk ka bërë asnjë hap për të siguruar edhe qindra mijëra vaksina të tjera që u duhen më shumë se kurrë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Tahiri.
© Argumentum.