Protesta e ardhshme e opozitës do të jetë më 21 Qershor ora 20.00.
Ky është lajmi erdhi nga selia e PD-së pasi ishin mbledhur drejtuesit e saj.
Opozita tashmë jashtë parlamentare ka zhvilluar disa protesta që prej 16 shkurtit, duke vendosur të djegë edhe mandatet e deputetëve.
Protesta e fundit u zhvillua më 8 qershor.
Përpara saj u bë publik vendimi i presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.
Pavarësisht vendimit të Metës, mazhoranca shprehet e vendosur për të shkuar në zgjedhje më 30 qershor, ndërkohë që opozita e konsideron vendimin e kundërshtarëve politikë si ‘grusht shteti’.