Dy përfaqësues të opozitës jashtë parlamentare, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi janë takuar me një delegacion të Komisionit të Venecias përsa i përket çështjes së pronave në Shqipëri.
Në një dalje për mediat, pas këtij takimi, dy ish-deputetët thanë se kanë shprehur shqetësimin për ligjet e pronave të hartuara nga qeveria, që sipas tyre bien ndesh më të drejtat e pronarëve.
Ata deklaruan se sapo PD do të vijë në pushtet, do të anulojë të gjita këto ligjë që janë në dëm të pronarëve.
Tabaku: Ne patëm mundësi të diskutojmë se çfarë ka ndodhur që nga 2013 e këtej. Duke nisur me ligjin antikushtetues të kthimit të pronave, një ligj që nuk e njeh pronarin si pronar të tokës së tij. Duke vazhduar me një tjetër grup ligjesh që lidhen me investitorët strategjik, që janë ligje qartazi që bien ndesh me të drejtën e pronarëve. Duke vazhduar me ligjin e Kadastrës, me ligjin që ka pasur të drejtën që ka pasur këshilli bashkiak për të marrë vendime të pronave me shumicë të cilësuar që është hequr javën e fundit.
Diskutuam dekretin e Presidentit për Kadastrën, një institucion i ri që merr funksione të reja që nuk i takojnë këtij institucioni dhe kryeministrit, por i takojnë Gjykatës.
Ne patëm mundësi të shfaqim edhe vizionin që ka PD për çështjen e pronës. Prona është një dhe e patjetërsueshme dhe atë nuk e merr dot askush, as Edi Rama.
Bylykbashi: Shpjeguam edhe themelim e këtij mekanizmi djallëzor që ka futur Rama për të marrë pronën
Qeveria nuk kthen më prona, nuk kompenson dhe dhe ka vënë një mekanizëm, që rishpronëson pronarët.
Ajo që ne ua bëmë të qartë është se e gjithë ky proces që bllokoi kthimin e pronave vë në pikëpyetje titujt ekzistues të pronarëve.
Nëpërmjet këtyre mekanizmave, koorportas shtetërore të investimeve ta marrë këtë pronë, tia japë oligarkëve.
Fikja dhe eliminimi i Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimi i sistemit të drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve është i qëllimshëm në kuadër të këtij mekanizmi. Që pronarët mos kenë mundësi të ankohen.
Ajo që bëmë të qartë është që PD kthehet në pushtet dhe këto ligje që shkojnë në dëm të pronarëve do të zhbëhen dhe ne do të rikthejmë të drejtat e tyre duke përmirësuar defektet që kanë çuar në zvarritjen e rëndë dhe duke eliminuar korrupsionin.