Deputetët e opozitës nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë konfirmuar zyrtarisht se nuk do të kthehen në parlamentet respektive dhe do të mbajnë protesta anti-qeveritare, pavarësisht apelit të zëdhënëses së Komisionit Europian Maja Kocijancic.
“Znj Kocijancic do të bënte të njëjtën gjë po ajo ishte në vendin tonë, “tha deputetja e opozitës serbe Marinika Tepic.
Tepic dhe partia e saj, Aleanca për Serbisë vendosën këtë muaj se nuk do të marrë pjesë në seancat parlamentare apo mbledhjet e tjera të niveleve të larta të qeverisë.
Në një intervistë për “Balkan Insight”, ajo thotë se do të bojkotojë parlamentin derisa duke abuzimet e partisë qeveritare të udhëhequr nga Presidenti Aleksandër Vuçiç të marin fund.
“Nuk ka më dialog politik në parlament, i cili është shndërruar në një teatër absurd,” tha Tepic.
Ajo akuzoi qeverinë se se kishte fikur mikrofonin sa herë që një ligjvënës i opozitës niste të fliste në parlament.
Pas protestës së ashpër mbrëmjen e së martës, ku policia qëlloi me gaz lotsjellës protestuesit, deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku akuzoi BE-në se po heshtte kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.
“Për shumë kohë, figura të larta të institucioneve të BE kanë heshtur për korrupsionin, kapjen e shtetit nga interesat kriminale dhe sundimin autokratik të Kryeministrit Edi Rama,” tha ajo duke iu përgjigjur komenteve të Kocijancic .
“Mediat perëndimore kanë publikuar dëshmi gjyqësore të bashkëpunimit të qeverisë me organizatat kriminale për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2017, por nuk ka pasur asnjë reagim nga Komisioni Evropian”, shtoi ajo, duke iu referuar një hetimi të Zërit të Amerikës për bashkëpunim mes rrjeteve të krimit të organizuar dhe zyrtarëve të ndryshëm të Partisë Socialiste të Partisë në zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Mijëra shqiptarë emigrojnë çdo vit në vendet e BE-së për t’i shpëtuar nga korrupsionit, krimit dhe pasigurisë endemike. Shqiptarët më në fund kanë vendosur të ngrenë zërin dhe të protestojnë për demokracinë, lirinë dhe qeverisjen që meritojnë, në vend që të emigrojnë, “shtoi ajo.
Reagimet e partive opozitare erdhën pasi zëdhënësja e Bashkimit Europian tha në një konferencë shtypi të hënën se “parlamenti është vendi ku diskutohet rreth çështjeve politike, një parim që duhet të zbatohet gjithashtu edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor”. Ajo tha se protestat në Tiranë, Podgoricë dhe Beograd kanë secila karakteristikat e veta dhe nuk do mund të krahasohen me njëra-tjetrën.
Një gazetar e pyeti Kocijancic se përse Komisioni Evropian “po lavdëronte qeveritë në Ballkanin Perëndimor megjithëse po thyejnë të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit”, por zëdhënësja u përgjigj duke këmbëngulur se raportet e progresit të BE për vendet e Ballkanit Perëndimor janë të paanshme.
“Ne lavdërojmë kur është e nevojshme por gjithashtu jemi edhe shumë kritik dhe japim rekomandime shumë konkrete dhe të sakta,” tha ajo.
Pretendimet për manipulime zgjedhore kanë tronditur edhe Malin e Zi, ku shumica e deputetëve të opozitës nuk morën pjesë në seancat parlamentare pas zgjedhjeve të përgjithshme në tetor të vitit 2016, duke akuzuar qeverinë për shkelje të votimit.
Në qershor të vitit 2018, partia kryesore e opozitës malazeze, Fronti Demokratik, u kthye në parlament, por disa parti më të vogla e kanë vazhduar bojkotin.
Udhëheqësi i lëvizjes opozitare të URA, Dritan Abazoviç, tha se apeli i Kocijancic nuk do të bindte partinë e tij për t’u kthyer në kuvend.
“Ne në Ballkan e kuptojmë qëndrimin e Brukselit dhe të vendeve të BE-së që nuk kanë probleme me demokracinë, por në të njëjtën kohë i bëj thirrje përfaqësuesve europianë ta shohin situatën nga këndvështrimi ynë dhe madje të marrin edhe përgjegjësinë e tyre për mungesën e frymës demokratike në Ballkan “, tha Abazoviç.
Ai përmendi pretendimet për mashtrime zgjedhore, presionet mbi votuesit dhe kapjen e mediave si arsyet kryesore për bojkotin e vazhdueshëm.
“Njerëzit në Beograd, Podgoricë dhe Tiranë kërkojnë mbrojtjen e vlerave themelore të BE-së “, shtoi Abazoviç./gazetasi.al