OSBE/ODIHR ka publikuar sot raportin final të zgjedhjeve të 30 qershorit, Ky organizëm ndërkombëtar është shprehur se kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa thotë se u cenua fshehtësia e votës në disa qendra votimi. Nder te tjera citohet se për shkak të situatës së pazakontë me zgjedhjet pa garë në 30 Qershor, ODIHR specifikon se “nuk ka dispozita të posaçme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit”. Pra është vështirë të kuptohet nëse kjo situatë lejohet apo jo ligjërisht.
Në raportin përfundimtar, i cili përbëhet nga 34 faqe, OSBE/ODIHR ka analizuar me detaje të gjitha fushat duke adresuar të gjitha shkeljet e mundshme si në spektrin e e përgjithshëm politik e deri tek çështjet ligjore.
Ndërkohë në raportin final të OSBE/ODIHR thuhet se disa nga rekomandimet e dhënë prej saj në zgjedhjet e shkuara në Shqipëri, në 30 qershor nuk gjetën zbatim. Mes tjerash, OSBE/ODIHR një analizë të detajuar ka bërë edhe për protestën e opozitës së bashkuar, për të cilën thotë se përdori dhunë ndaj institucioneve, përfshirë edhe zyrën e kryeministrit.
Gjithashtu, raporti thekson se mos publikimi i dekretit të Presidentit, Ilir Meta në Fletoren Zyrtare është i paligjshëm.
OSBE/ODIHR evidenton se Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. Mirëpo, “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”.
Për shkak të situatës së pazakontë me zgjedhjet pa garë në 30 Qershor, ODIHR specifikon se “nuk ka dispozita të posaçme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit”. Pra është vështirë të kuptohet nëse kjo situatë lejohet apo jo ligjërisht.
Në raportin e siguruar nga “News 24” dhe “BalkanWeb”,OSBE/ODIHR nuk kursen kritikat e forta edhe ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili sipas tij, me veprimet e kryera cenoi sigurinë juridike, duke bërë interpretime të gjera të ligjit.