Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se aleanca me SHBA nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.
“Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s. Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani.
/KosovaPress/