Qeveria shqiptare do t’u imponojë kompanive të ndërtimit që të vendosin një pagë për të gjithë ata që do të përfshihen në procesin e rindërtimit të barabartë me pagën mesatare që paguhet në Shqipëri, e cila është 420 euro. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në parlament.
Kryeministri tha se do të negociohet me kompanitë e ndërtimit në mënyrë që procesi i rindërtimti të parashikojë një pagesë të kënaqshme për ata që do të përfshihen.
“Do negociojmë me kompanitë dhe do pranojmë të ulemi vetëm në ato raste, kur do të jetë e arsyetuar ulja dhe asnjëherë nuk do pranojmë që kompanitë të paguajnë për punëtorët pagën e sotme minimale, apo diçka mbi pagën minimale.
Paga për të gjithë ata që do përfshihen në procesin e rindërtimit do jetë e imponuar nga qeveria mbi kompanitë dhe do jetë rreth pagës mesatare që është sot në Republikën e Shqipërisë, natyrisht me të gjitha sigurimet e nevojshme” tha kryeministri.