Presidenti Meta reagon sërish ndaj paketës antishpifje.
Përmes një postimi në “Facebook”, Meta thotë se Shqipëria nuk ka nevojë për një rekord tjetër negativ.
“Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej!
Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!”, shkruan Meta.