Paketa fiskale 2019 ka nisur me taksa të reja për qytetarët dhe bizneset në vend. Kështu bizneset do të paguajnë më pak taksa gjatë këtij viti. Sipas këtyre ndryshimeve, do rritet pragu i atyre bizneseve që do të tatohen me 5% deri në 4 milione, ku nga ky ndryshim do përfitojnë rreth 28 mijë biznese.
Një tjetër lehtësi do të kenë edhe investitorët në agroturizëm, që do paguajnë taksa minimale me qëllim nxitjen e këtij sektori. Teksa parashikohen lehtësira edhe për kooperativat bujqësore.
Por do të to hyjë në fuqi edhe paga minimale e cila do të jetë 26 mijë lekë në muaj.
Gjithashtu, hyn në fuqi edhe ulja e dividentit nga 15 në 8%, teksa janë përjashtuar nga TVSH investimet diellore, inputet në bujqësi si dhe ambalazhet e plastikës.