Në festën e Krishtlindjeve ortodokse, pakica serbo-malazeze kërkon krijimin e shkollave serbe në Shkodër dhe shpalljen festë zyrtare të kësaj dite.
Deklaratat kanë ardhur nga kryetari i shoqatës, Rozafa Moraça Pavlo Jakoja, i cili tha se janë 27 mijë e 500 serb në Shqipëri, ndërsa debatoi me gazetarë sa i takon verifikimit të shifrës në fjalë. Ai tha se pakicat janë të trembura dhe nuk deklarohen, ndonëse nuk tregoi se kur ka patur ndonjë incident drejt pakicave serbe.
Jakoja komentoi dhe minishengenin duke thënë se ato qe i shmangen bashkëpunimit ndërkufitar i largohen prespektivës evropiane.