Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i Sh.B.A për Euroazinë Matthew Palmer ka folur lidhur me njoftimin nga ana Albin Kurtit për ngritjen e një procesi gjyqësor kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë.
“Unë mendoj se një qasje e tillë nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve midis Serbisë dhe Kosovës. Ne duam që palët të përqendrohen më shumë në të ardhmen, jo në të kaluarën”,thekson Z.Palmer
Palmer theksoi se nuk kontribuon në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Palmer theksoi se të dy palët duhet të përqendrohen në të ardhmen, jo në të kaluarën.
“Unë mendoj se një qasje e tillë nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve midis Serbisë dhe Kosovës. Ne duam që palët të përqendrohen më shumë në të ardhmen, jo në të kaluarën, jo vetëm në çështjen e Serbisë dhe Kosovës, por në të gjithë rajonin eshtë e rëndësishme për të gjetur gjuhë të përbashkët me Serbinë për të ardhmen e Kosovës, për të arritur marrëdhënie normale dhe për të gjetur një mënyrë për të përparuar. Nëse Kosova dëshiron të shkojë në gjyq, kjo është e drejta e saj sovrane, por ne duam që ata të angazhohen për arrijnë marrëdhënie normale me Serbinë, “tha Palmer për RTV21.
Ai theksoi se Kosova duhet të ketë argumente para se të ngrejë një padi për gjenocid kundër Serbisë.
“Ata duhet të kenë argumente para se të paraqesin një proces gjyqësor. Eshtë e komplikuar. Ne duam që Kosova dhe Serbia të ecin përpara përmes dialogut me ndihmën e BE dhe të krijojnë mundësi për krijimin e marrëdhënieve normale,” përfundoi Palmer.