Një incident i shkaktuar nga Edi Paloka i ka kushtuar përjashtimin nga seanca këtij të fundit.
Skena ka ndodhur në prezencë të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ndërsa Paloka ka tentuar të godasë kryeministrin Rama.
Paloka qëlloi ndaj Ramës me bojë stilolpasi të mbushur në një shiringë.
Gramoz Ruçi ka kërkuar ndërhyrjen e Gardës për ta nxjerrë jashtë sallës së Kuvendit deputetin demokrat.
Kjo ka sjellë edhe revoltimin e grupit të PD, që kanë rrethuar foltoren. Ndërsa Ruçi kërkoi pushim derisa Paloka të dalë jashtë salle.
Ky është një incident i përsëritur nga ana e Partisë Demokratike. Pak javë më parë, deputeti Endri Hasa goditi Ramën me vezë.
Policia e Shtetit ka reaguar mesditën e sotme sa i përket sulmit të deputetit Paloka ndaj kryeministrit Rama.
Në një njoftim për shtyp, Policia dhe Garda bëjnë të ditur se ka nisur procedimi penal ndaj deputetit demokrat.
Policia shkruan se kryeministri i vendit u sulmua me një solucion kimik dhe se ngjarja ndodhi në sytë e të gjithëve.
Deklarata e plotë:
Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.
Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.