Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, u zhvillua nga data 1-4 dhjetor 2022 në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.
Panairi nën logon “Mendo globalisht, përqafo dixhitalizimin” beri bashke ne Tirane, mbi 250 biznese rajonale dhe europiane, duke treguar se përtej sfidave të shumta, përafrimi i qasjeve të reja teknologjike nuk mund të prevalojë mbi atë që është më e rëndësishme elementi njerëzor dhe lidhja e ngushtë midis bizneseve për bashkëpunime të reja dhe zhvillim.
Tashmë në vitin e 28-të, panairi i “Klik Ekspo Group”, çertifikuar nga UFI Approved Event, nuk vjen më si një iniciativë biznesi, por një traditë e shënjuar në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji në rajon dhe më gjerë.
Luel Muhametaj, Drejtues për Partneritet Strategjik në “Klik Ekspo Group”, përshëndeti të pranishmit dhe shprehu konsideratën e tij si përfaqësues i gjeneratës së re dhe të ardhmes së saj. “Epoka e revolucionit dixhital filloi në 1980 me lindjen e internetit, ndjekur nga telefonat mobile dhe rrjetet sociale, me sistemet kompjuterike cloud, duke treguar që sot ne jemi më të lidhur se kurrë. Kështu duke lejuar kompanitë të zhvillojnë marketimin dixhital përtej hapësirave gjeografike dhe krijuar universin dixhital’, tha Muhametaj.
Duke vazhduar fjalën ai tha se pandemia Covid-19 tregoi se bizneset duhet të mbështeten në qasje të reja teknologjike dhe detyruan organizatat në të gjithë botën që të përshpejtojnë transformimin dixhital, i cili është drejt finalizimit, me kompjutera kuantike, Inteligjenca Artificiale, dhe teknologjitë inovative janë disa nga shembujt e ndryshimeve që priten në vitet në vijim, dhe pa dyshim kjo do ndikojë në veprimet tona në të ardhmen, u shpreh Muhametaj. “Edhe pse bota po ndryshon shpejt drejt një transformimi dixhital, një faktor mbetet konstant, ai njerëzor. Dixhitalizmi nuk mund të ndryshojë biologjinë tonë dhe eksperiencën njerëzore. Prandaj jemi këtu jo të lidhur në meta apo përmes rrjeteve sociale, por fizikisht pranë njëri-tjetrit, duke vepruar me shumë institucione të ardhura nga 30 shtete, me një qëllim të përbashkët, krijimin e një partneriteti për lidhje të reja bashkëpunimi. Kjo nuk do të thotë që të mohojmë teknologjinë ose të kundërtën, ajo është e përfshirë dhe e përdorur si mjet për zhvillim”, tha Luel Muhametaj, Drejtues për Partneritet Strategjik në “Klik Ekspo Group”. Duke shtuar se sa i përket panairit rajonal në Shqipëri, ndryshime pozitive po afrohen dhe është i gatshëm të ndajë me të pranishmit arritjet e fundit.
/Argumentum.al