Për përballimin e emergjencës epidemike nga koronavirusi Qeveria italina ka miratuar një draft ligj me masa specilae të emërtuar “Masa urgjente për kontrollin e menaxhimit e emergjencës epidomologjike COVID-2019”:
Draftiligji ndërhym organikisht në situatën aktuale të emergjencës ndërkombëtare të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetit për parandalimin e përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.
Masat do të adoptohen në përjestim me evolucionin që do të marrë situata epidemike e do të aplikohet në të gjitha ato komuna ku të paktën një person ka rezultuar pozitiv e nuk është verifikuar burimi i infektimit të tij.
Masat e parashikuara në këtë draft ligj janë:
– ndalimi i largimit të personave nga zonat e komunat e infektuara
– ndalimi i manifestimeve, eventeve e grumbullime publike dhe private
– ndalimi i shërbimit parashkollor
– mbyllja e shkollave dhe e eksursioneve shkollore
– pezullimi i hapjes së muzeve për publikun
– pezullimi i proceduave gjyqësore të falimentimit e të aktivitetit të zyrave publike, pa cënuar ofrimin e shërbimeve themelore për publikun
– aplikimi i karantinës me mbikqyrje aktive për të gjithë personat që kanë qënë në kontakt me personat e infektuar
-sigurimi i detyrimit të futjes së vullnetshme në karantinë të personave të kthyer nga zonat me rrezik e të prekura nga virusi.
-pezullimi i punës për disa lloje biznesi
-mbyllja e disa aktiviteteve tregtare
-qasja në hyrjen e disa sektorëve të shërbimit publik e në disa aktivitete tregtare për blerjen e produkteve bazike për jetën të kryhet me pajisjet vetëmbrojtëse.
– pezullohet trasporti i mallrave dhe i njerëzve përveç rasteve specifike etj
-Masat e marra do të kontrollohen nga forcat e rendit
-Autoritetet italiane do të marrin masa sigurie për parandalimin e përhapjes së virusit jashtë kufijve italianë
Zbatimi i masave të kontrollit do të rregullohet me dekrete të posaçme të marra nga kryeministri.
Drafti parashikon që prefektët duke njoftuar parprakisht Ministrinë e Brendshmë të sigurojnë aplikimin e masave duke përdorur forcat policore e ato ushtarake, të komandës territoriale kompetente.