Në vijim të një eksperience të suksesshme 20 vjeçare në tregun e medias së shkruar, ‘Panorama’ nis sot rrugëtimin e saj edhe në zhanerin e medias audiovizive. Lajmet objektive dhe e vërteta do të jenë të panegociueshme për median më të re audio-vizive.
Panorama Televizion do të jetë dritarja me e re e informimit për qytetarët në të gjithë Shqipërinë.
Nga sot do të startojnë transmetimet maratonë të medias me të re informative në tregun mediatik, por me një emër të njohur dhe me shumë peshë në tregun e informacionit dhe analizës.
Pas një provojë 20 vjeçare në median e shkruar siç janë gazetat me prestigjioze në treg, Gazeta Panorama, Gazeta Panorama Sport, tashme profesionalizmi dhe besueshmëria e kultivuar ndër vite do të jetë e pranishme për audiencën e gjerë në një format televiziv.
Panorama TV do të jetë zëri i qytetarëve, dritarja e pasqyrimit me korrektesë dhe profesionalizëm të të gjitha problematikave, debateve politike, informacioneve nga aktualiteti dhe sporti.
Ne Panorama TV do t’i kushtohet një vëmendje e veçante bashkive, të cila prej kohësh janë lënë në hije.
Raportimet live, të ftuarit në studio po ashtu dhe emisionet e ndryshme argëtuese do t’i gjeni tashmë në Panorama TV, informacione që do të jenë prezentë në webin me të njohur për qytetarët, Panorama.al, si dhe në kanalin e YouTube dhe rrjetet sociale./panorama