Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Emeritus Benedikti i XVI, në librin e hapur në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë. Kreu i shtetit e ka cilësuar Papa Emeritus Benedikti i XVI, si një figurë të rëndësishme për mbarë njerëzimin, ndersa ka theksuar se vlerësimi i Tij për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë
Postimi i plotë
Një filozof dhe teolog i madh, një Papë i dedikuar ndaj besimtarëve të Tij; Papa Emeritus Benedikti i XVI ishte një figurë e rëndësishme jo vetëm për katolicizmin, por për mbarë njerëzimin.
Vlerësimi i Tij për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë. I shoqëruar nga Nunci Apostolik, imzot Luigi Bonazzi, shpreha sot ngushëllimet e mia më të sinqerta në Librin e hapur posaçërisht në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë.
U prehtë në paqen e perjetshme!