Papa Françesku bëri thirrje këtë të mërkurë për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Mianmar, duke thënë: “Edhe unë gjunjëzohem në rrugët e Mianmarit dhe them” ndal dhunën”.
Mianmari është përfshirë nga një spirale dhune që se junta ushtarake erdhi në pushtet me grusht shteti dhe deri më tani më shumë se 180 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë që përpiqen të shtypin protestat.
Kreu i katolikëve tha se “Edhe një herë dhe me shumë trishtim ndiej urgjencë të flas për situatën dramatike në Mianmar, ku shumë njerëz, shumica e tyre të rinj, po humbin jetën në mënyrë që t’i ofrojnë shpresë vendit të tyre,” tha Papa.
” Le të mbizotërojë dialogu ” – ishte apeli i Papa Franceskos për dhunën në Mianmar. Ai i është referuar një videoje dhe fotografive që qarkulluan në internet, ku një murgeshë katolike ishte duke ju lutur në gjunjë forcave të sigurisë në gjunjë për të mos qëlluar mbi protestuesit.
Murgesha, Motra Ann Rose Nu Taëng, më vonë u tha gazetarëve se u kishte thënë forcave të rendit që t’i kursenin fëmijët dhe të vrisnin atë në vend të tyre.